Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut po viziton Novi Sadin.
Studentët njoftuan se do të organizojnë edhe një pritje për kryeministrin, dhe qytetarët gjithashtu iu bashkuan, raporton N1.
Kjo është vizita e parë e Macutit në Novi Sad që kur ai u bë kryeministër.
Përpara qytetarëve dhe studentëve është një kordon i policisë ndërhyrëse, i cili i pengon ata të afrohen në hyrjen kryesore të ndërtesës së qendrës kulturore Matica Sërpska.
Kur mbërriti kryeministri, turma brohoriste “hajdutë”, “vrasës”, “duart i keni të përgjakura”.
Studenti Vukashiin Gjiinoviq deklaroi se ata pyetën “pse nuk mund të ecin lirshëm në rrugët e Novi Sadit”, dhe se morën përgjigjen “për arsye sigurie”.
“Kemi ardhur ta takojmë atë burrë. Një numër i madh qytetarësh as nuk e dinë se si duket kryeministri ynë, duam t’i themi se nuk është i mirëpritur në këtë qytet, sepse ky është një qytet kulturor që i përmbahet historisë, ai nuk është i mirëpritur këtu me politikën që udhëheq”, tha Gjinoviq.