Istvan Kovács është arbitri kryesor, i cili do të vendosë drejtësi në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve, atë midis PSG dhe Interit. Drejtësia dhe saktësia në vendimet e tij, bënë që përcaktuesi i arbitrave në UEFA, Roseti, t’i besojë këtë finale.
I rreptë. I palëkundur. Rigoroz. Këto janë mbiemrat që i përshtaten më së miri figurës së arbitrit të thirrur për të drejtuar, të shtunën në Mynih, finalen e Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Interit.
Përcaktuesi i arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, zgjodhi rumunin Istvan Kovacs, një mësues dyzetvjeçar i edukimit fizik, i cili vazhdon rritjen e tij ndërkombëtare.
Debutimin në finalet e mëdha të kupave evropiane për klube e bëri pikërisht në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Kur në vitin 2022, në Arena Kombëtare u zhvillua finalja e Ligës së Konferencës. Kovacs iu besua detyra e arbitrit kryesor dhe ai ra në sy për vendimet e drejta që dha në atë sfidë, të luajtur midis Romës dhe Feyenoord. Më pas iu besua vendosja e drejtësisë vitin e kaluar në Dublin, në finalen e Ligës së Evropës midis Atalantës dhe Bayer Leverkusen.
Tani Kovaç bëhet rumuni i tretë që arbitron finalen e kupës me veshë të mëdhenj. Ai ka qenë pjesë e një finaleje të Ligës së Kampionëve dy vjet më parë, si arbitër i katërt në stadiumin olimpik Atatürk në Stamboll kur Manchester City mundi Interin 1-0.