Skuadra shqiptare shkruan historinë, fiton Kupën e Malit të Zi

- Bota Sot

Skuadra shqiptare shkruan historinë, fiton Kupën e Malit të Zi

Skuadra shqiptare Deçiqi Admiral Bet nga Tuzi është fitues i Kupës së Malit të Zi.

Deçiqi ka shkruar historinë, për herë të parë ka fituar trofeun e Kupës, për gati një shekull që ekziston si klub. 

Deçiqi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Mornarit të Tivarit, në finalen që u zhvillua në Nikshiq.

Skuadra shqiptare krahas që ka fituar trofeun, ka siguruar kalimin në garat evropiane përkatësisht në Conference League.

Një krosim i Dreshajt nga e djathta, reagim i dobët nga mbrojtja e Mornarit, dhe një realizim mjeshtëror nga futbollisti Asmir Kajeviq, i cili "e shtyu" topin mbi Dragojeviqin që vraponte, ku i solli fitoren e madhe Deçiqit pikërisht në minutën e 23-të.

Skuadra nga Tuzi mund të kishte shënuar edhe golin tjetër në minutën e 40-të. 

Braziliani Augusto Çagas gjuajti nga rreth 25 metra por traversa ia mohoi golin.

Presidenti i klubit shqiptar, Pal Dreshaj, është në festë me djelmoshat e artë.

Ky është sukses i dytë më i madhi i këtij klubi, pasi që ishin kampion të Malit të Zi në edicionin 2023-2024.



Read it all at Bota Sot