Dinamo ka nisur punën prej ditësh për ndërtimin e skuadrës për garat europiane. Ilir Daja dëshiron lojtarë cilësorë që bëjnë diferencën për të ecur sa më gjatë në Conference League.
Timonieri i “Bluve” për këtë synon që çdo repart ta ketë të dubluar dhe kështu për krahun e majtë të mbrojtjes ka pikasur një 23-vjeçar. Bëhet fjalë për Faton Nezirin, i cili aktualisht është pjesë e Dukagjinit të Klinës në Superligën e Kosovës.
Mbrojtësi pëlqehet nga Daja, i cili e kërkon ta ketë në skuadër.
Bisedimet mes palëve kanë nisur prej ditësh dhe duket se janë në rrugën e duhur.
Fakti që futbollisti është një lojtar i lirë në treg e bën më të realizueshëm këtë operacion.