Edi Martini kërkon ish-lojtarin e tij

- Bota Sot

Edi Martini kërkon ish-lojtarin e tij

Edi Martini po punon shumë në këtë merkato për të “pikasur” futbollistët që dëshiron t’i ketë pjesë të skuadrës.

Kështu afrimet e para mund të konsiderojmë Arsid Krujën dhe Artan Jazxhin, me të cilët kanë arritur marrëveshjen dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Ndërkohë i radhës që mund të bëhet pjesë e Vllaznisë është edhe Alexandros Kouros.

Ky i fundit e njeh mjaft mirë Superioren, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Teutës.

Pikërisht për këtë, Martini e njeh mjaft mirë mbrojtësin, me të cilin te durrsakët kanë fituar titullin, Kupën dhe Superkupën.

Aktualisht 31-vjeçari është pa një ekip, pasi i ka përfunduar kontrata me Floriana në Maltë.



Read it all at Bota Sot