Pritet finale spektakolare

- Bota Sot

Pritet finale spektakolare

Nesër në mbrëmje, në Allianz Arena të Mynihut, do të luhet finalja e UEFA Champions League 2024/25, një përballje spektakolare mes dy gjigantëve të futbollit europian: Interit dhe Paris Saint-Germain.

Interi, pas një sezoni shumë të mirë në Serie A dhe një rrugëtim thuajse perfekt në Champions, kërkon të rikthehet në majën e Europës për herë të parë që nga viti 2010, kur fitoi tripletën nën drejtimin e José Mourinhos.

Skuadra e Simone Inzaghit ka treguar një organizim të shkëlqyer dhe një stil loje të balancuar mes mbrojtjes së hekurt dhe sulmit të rrezikshëm.

Emra si Lautaro Martinez, Barella dhe Sommer janë kthyer në pika kyçe të suksesit zikaltër.

Në anën tjetër, PSG kërkon më në fund të thyejë mallkimin e finales. Klubi parizien, i udhëhequr nga Luis Enrique, është në kërkim të trofeut të parë në histori në këtë kompeticion, pas zhgënjimit të finales së vitit 2020 ndaj Bayern. Me yje si Ousmane Dembélé dhe Gianluigi Donnarumma, francezët vijnë me shumë motivim dhe një dëshirë të madhe për lavdi.



Read it all at Bota Sot