Fubollisti shqiptar me rrënjë nga Kumanova, Lindon Selahi, pas titullit kampion në Kroaci, sot ka fituar edhe kupën kroate, pasi në finale mposhtën Slaven Belupon me rezultat 1>0.
Selahi është 26 vjecar, luan në pozitën e mesfushorit.
Ai ka shënuar gola të rëndësishëm në disa ndeshje derbi sikur me Hajdukun e Splitit.
Selahi është mesfushori më I mirë në kampionatin kroat të topkëmbës.
Para disa vitesh ishte edhe pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit, duke debutuar kundër Moldavisë në vitin 2019.
Lindon Selahi ka lindur në Belgjikë aty ku jeton familja e tij. Ndonëse kishte lindur atje, ai zgjodhi kombëtaren e Shqipërisë.
Tani pas këtij suksesi fantastic, pas kurorës së dyfishtë në futbollon kroat, duket se ky do të jetë momenti që Silvinjo ta ketë në planet e tij për ndeshjet e ardhshme.