Agjenti i Lautaros: Kam marrë oferta spektakolare

- Bota Sot

Agjenti i Lautaros: Kam marrë oferta spektakolare

Alejandro Camano, agjent i Lautaro Martínez dhe Achraf Hakimit, do të shohë dy nga lojtarët e tij përballë njëri-tjetrit në finalen e Ligës së Kampionëve, mes Interit dhe PSG. Në një intervistë për “AS”, ai tregon emocionet për këtë sfidë:

“Për ne është një moment i mrekullueshëm. Dy lojtarë që, përveç se janë profesionistë të mëdhenj, janë edhe njerëz të shkëlqyer. Achraf ka një nivel të jashtëzakonshëm human. Ka qenë me ne që nga fëmijëria. Lautaro erdhi pak më vonë, por personaliteti i tij është shumë i afërt me tonin si agjensi menaxhimi”.

Cilin do të mbështesësh në finale?

Do të jem në anën e të mundurit, qoftë Lautaro apo Achraf. Në futboll, gjithmonë ekziston hakmarrja për humbësin. Lojtarët kanë më shumë nevojë për ty kur gjërat shkojnë keq, jo kur janë mirë.

Na trego pak për rrugëtimin e Hakimit…

Achraf kishte një fat të shkruar. Mësoi te Real Madridi, luajti për një klub të madh si Borussia Dortmundi. Interi e mori sepse e dëshironte me çdo kusht. PSG e kuptoi që do të bëhej më i miri në botë dhe nuk gaboi. Largimi nga Real Madridi ishte për shkak të konkurrencës me Carvajal, një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Kjo konkurrencë e përmirësoi Achraf.

Nuk ishte gabim nga Zidane. Janë miq të mëdhenj, edhe me fëmijët e tij. Sidoqoftë, i duhej të luante 40 ndeshje në sezon.

Po Lautaro? Si nisi bashkëpunimi juaj?

Me Atleticon kishte një tratativë shumë të ngushtë, edhe pse nuk i di të gjitha detajet. Di që e deshën me çdo kusht. Ai gjithmonë ka pasur një simpati të veçantë për Spanjën.

Nëse ndonjëherë largohet nga Interi, Spanja do të ishte destinacioni i tij i preferuar. Tani është kapiten i Interit dhe e merr këtë rol me shumë përgjegjësi.

E sheh veten si shembull. Kam marrë oferta spektakolare për të, por ai gjithmonë më ka thënë: Jo, vetëm Interi. Kjo është diçka shumë e rëndësishme.



Read it all at Bota Sot