Edhe pse dëshira e Xabi Alonso ka qenë që Ibrahima Konate, të transferohej këtë verë te Real Madrid, kjo gjë nuk do ndodhë. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ia ka bërtë të qartë Alonso-s se nuk do të shpenzojë 70 milionë euro për një lojtar, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.
Edhe pse Real ka transferuar Dean Hujisen për 60 milionë euro, Xabi Alonso ka kërkuar edhe një qendërmbrojtës tjetër dhe dëshira e teknikut spanjoll është pikërisht francezi i Liverpool, Ibrahima Konate.
26-vjeçari nuk ka pranuar të rinovojë me Liverpool dhe kontrata e tij skadon verën e ardhshme, por kampioni i Anglisë është i gatshëm të lejojë largimin e tij që këtë verë për shifrën 70 milionë euro.
Te Reali nuk duan të shpenzojnë kaq shumë për një lojtar që mund ta transferojnë falas verën e ardhshme.
Përveç Dean Jujisen, Reali nuk do të bëjë transferime të tjera për qëndrën e mbrojtjes, por do të fokusohet te repartet e tjera ku ka nevojë.