Futbollisti i Romës tregon jetën me mesfushorin shqiptar

- Bota Sot

Futbollisti i Romës tregon jetën me mesfushorin shqiptar

Tomaso Baldanzi është një futbollist që njeh mjaft mirë Kristjan Asllanin.

Të dy kanë krijuar miqësi në vitet te Empoli, ku mesfushori shqiptar dhe ai i cili tashmë është pjesë e Romës, kanë ndarë edhe dhomën.

“Nuk i kam çuar ende mesazh se nuk desha ta bezdisja.

Pastaj u takuam pak kohë më parë. Kemi një raport të bukur, dëgjohemi shpesh.

Jam me të vërtetë i lumtur që ka arritur një objektiv të tillë”, tha Baldanzi për “Cronache di spogliatoio” sa  i përket pranisë së Asllanit në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Ishim në një dhomë bashkë, e kam shumë shok, por kishte një defekt të madh: Nuk dëgjonte orën me zile. I vendoste një orë e gjysmë përpara, kështu që një ditë nuk durova më dhe i thashë “Ndal! Ndal! I vendos unë dhe të thërras”.

Më kujtohet ende”, tha ai duke qeshur teksa kujtonte vitet te Epolii kur të dy u ftuan me ekipin e parë paralelisht.

“Kur mungonte ndonjë lojtar, na ftonin në ekipin e parë për stërvitje.

Vraponim si të çmendur. Unë e Asllani ishim të vegjël, por ndërroheshim në dhomat e zhveshjeve me ta dhe na trajtonin të gjithë sikur të ishim pjesë e grupit”, tregoi Baldanzi.



Read it all at Bota Sot