Kampionët njoftojnë largimin e 27-vjeçarit

- Bota Sot

Kampionët njoftojnë largimin e 27-vjeçarit

Gresild Lika nuk do të jetë më futbollist i Vorës. Palët kanë mbyllur bashkëpunim mes tyre pas 1 sezoni.

Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Vora falenderon 27-vjeçarin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron sukses në vazhdim.

“Futboll Klub Vora njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Gresild Lika. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Gresildin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, ka shkruar klubi.

Lika në këtë sezon me kampionët e Kategorisë së Parë ia doli të luante në 30 ndeshje, ku shënoi 3 gola.

Tashmë si një futbollist i lirë në treg do të jetë në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën.



Read it all at Bota Sot