Genc Sermaxhaj jep dorëheqje nga Kika

- Bota Sot

Genc Sermaxhaj jep dorëheqje nga Kika

Genc Seermaxhaj jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të KF Kikës së Hogoshtit.

Sermaxhaj me punën që ka bërë është më i merituari që Kika ka qëndruar në ligë dhe është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës e cila nga ky vit do të numërojë 18 skuadra. 

“Pas një periudhe sfiduese, por edhe të mbushur me angazhim dhe përkushtim, ka ardhur momenti të përmbyll bashkëpunimin tim me klubin KF Kika.

Klubin e gjeta në një pozitë të vështirë në renditje, por sot largohem me objektivin e arritur, mbetjen në ligë.

Falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim dhe që besuan deri në fund.

Klubit KF Kika i dëshiroj shumë suksese në rrugëtimin e mëtejmë!”, ka bërë të ditur Sermaxhaj.



Read it all at Bota Sot