Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona

- Bota Sot

Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona

Rrugëtimit të Marc-Andre ter Stegen te Barcelona mund t’i ketë ardhur fundi. Gjermani nuk shihet më si opsioni numër 1 për portën e Barcelonës, aq më tepër që katalanasit janë hedhur në sulm për transferimin e portierit të Espanyol, Joan Garcia.

Në këtë situatë, Ter Stegen po shqyrton të gjitha mundësitë që ka në tavolinë dhe njëra prej tyre është largimi nga Barcelona. Portieri veteran i Barcelonës ka ngjallur interesin e Manchester City-t,

“Qytetarët” e shohin gjermanin si një përforcim ideal për portën e tyre dhe për ta alternuar me brazilianin Ederson.

Portieri gjerman ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por në rast se vendos largimin nga Barcelona, e ardhmja e tij do jetë pikërisht në Premier League. Transferimi i tij pritet të kushtojë rreth 15 milionë euro.

Ndërkohë, mediat vendase janë të bindura se portiere titular i Barcelonës për sezonin e ri do jetë Joan Garcia, kartoni i ë cilit kushton 25 milionë euro.



Read it all at Bota Sot