Juventus, 3 emra për stolin

- Bota Sot

Juventus, 3 emra për stolin

Tashmë që edhe Gasperini është larguar, i bindur nga propozimi i Ranierit dhe Romës, komplikohet akoma më shumë situata në lidhje me trajnerin e ri të Juventusit.

Fakti është se në 31 maj, klubi bardhezi është ende pa trajner për sezonin e ardhshëm dhe, për rrjedhojë, është prapa planit në planifikimin për të ardhmen.

Tudor, i cili dukej se ishte i destinuar të qëndronte në detyrë vetëm për Kampionatin Botëror të Klubeve, përfundon të jetë një nga zgjedhjet e mundshme për të ardhmen e “Zonjës”.

Tudor ose një mes Stefano Piolit dhe Roberto Mancinit, për momentin, janë 3 alternativat kryesore për të drejtuesve të Juventusit për ti besuar stolin e skuadrës sezonin e ri.



Read it all at Bota Sot