Pak para finales, tifozët e të dy klubeve përleshen në metro

- Bota Sot

Pak para finales, tifozët e të dy klubeve përleshen në metro

Luhet sot në Munich, finalja e madhe dhe më e rëndësishmja e këtij sezoni, ajo e Champions League, aty ku do përballen PSG dhe Inter. Pak orë para finales, tifozeritë e të klubeve janë përleshur në metro në Munich.

Sipas “Bild”, situata ka qenë shqetësuese, saqë është dashur ndërhyrja e shpejtë e policisë, e cila për të shpërndarë turmën, ka përdorur gaz lotsjellës.

Përleshjet mes dy tifozerive nuk kanë munguar as në stacionin e trenit në Fröttmaning, ku tifozët zikaltër kanë qëlluar me gurë ndaj atyre francezë, por ka qenë ndërhyrja direkte e policisë dhe turmat e tifozëve kanë vazhduar qetësisht më pas rrugën drejt stadiumit.

Nga përleshjet e dy tifozerive, disa prej tyre kanë marrë lëndime të lehta, por asgjë shqetësuese.

Ata janë gjithë kohës në vëzhgimin e rreptë të policisë gjermane.



Read it all at Bota Sot