Vdes i riu Binak Kabashi nga Hasi i plagosur në të shtënat në Podgoricë

- Gazeta e Prizrenit

Vdes i riu Binak Kabashi nga Hasi i plagosur në të shtënat në Podgoricë

Binak Kabashi nga fshati Kabash i Hasit, por familja e të cilit ka punuar me dekada në Shipoli të Mitrovicës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes tij dhe një shtetasi shqiptar, 23-vjeçar me inicialet E.B, që thuhet se është nga Hasi.

Kabashi u plagos rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi në Facebook./ Gazeta e Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit