Interi ka kaluar nga euforia në një makth të mirëfilltë, pasi është mundur në Mynih në finalen e Ligës së Kampioneve me shifrat 5-0 nga PSG. Një disfatë shumë e thellë që do të jetë e vështirë të harrohet për zikaltrit.
I këtij mendimi është edhe legjenda e skuadrës zikaltër, Valter Zenga, i cili në komentin e tij pas ndeshjes mendon se plagët e kësaj sfide do të kujtohen gjatë.
“Nuk kishte ndeshje, Interi absolutisht jo e pranishme. Të rinj, të aftë, por Paço 40 milionë, Kvara 75, Doue 50, nuk është se janë aq guximtarë…
Interi erdhi sot në ndeshje i mbaruar, plotësisht.
Kishte vetëm një rast.
E keqja është se të humbësh një finale me 5 gola diferencë të mbetet në mendje për të gjithë jetën.
Në prezantimin e ndeshjes u tha se Interi kishte më shumë eksperiencë, që ishte më shumë skuadër dhe gjithçka tjetër. Por është kjo gjëja që sapo thashë, që kanë shpenzuar 200 milionë për të rinj që janë lojtarë të vërtetë”, tha Zenga.