Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, e fitoi sonte finalen e Champions League duke e mposhtur Interin me rezultatin më të thellë të një finaleje Championsi, 5-0.
Enrique gjashtë vjet më parë e humbi vajzën e tij, Xana, me të cilën ishte i pranishëm në finalen e një dekade më parë.
Ai u shpreh se “Xana nuk është këtu në kuptimin fizik, por do të jetë gjithmonë me ne shpirtërisht”.
“Vajza ime erdhi në këtë botë për të jetuar me ne për 9 vite të mrekullueshme. Xana nuk është këtu në kuptimin fizik… por do të jetë gjithmonë me ne shpirtërisht”, tha Enrique, shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano.
Ndërsa pas ndeshjes së sotme, Enrique e mbajti një bluzë me dedikim për vajzën e saj.
Kjo është hera e parë në histori që Parisi e fiton finalen e Champions League.