Rikthim në shtëpi

- Bota Sot

Rikthim në shtëpi

Mauricio Sarri është gati ta marrë përsëri në dorë Lacion. Pak më shumë se një vit pas lamtumirës së tij, trajneri toskan është gati të kthehet në stolin e bardhekaltërve.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, negociatat tani janë përcaktuar dhe marrëveshja u arrit në bazë të një kontrate 2-vjeçare me një opsion rinovimi për një vit të tretë pas arritjes së objektivave të caktuara sezonale.

Marrëveshja do të zyrtarizohet së shpejti, por tymi i bardhë ka mbërritur tashmë. Pas takimit vendimtar të enjten e kaluar, në të cilin u hodhën themelet për rikthimin, në orët e fundit palët kanë qenë duke sqaruar detajet e fundit.

Sapo të zyrtarizohet marrëveshja e re, Sarri do të kthehet menjëherë në punë për të planifikuar sezonin e ardhshëm.

Ai ka qenë më parë tashmë si trajner te Lacio për tre sezone, nga vera e vitit 2021 deri në mars të vitit 2024, duke zhvilluar 137 ndeshje me 65 fitore, 30 barazime dhe 42 humbje. Në vitin e tij të parë, trajneri përfundoi në vendin e pestë, ndërsa sezonin pasardhës ai përfundoi i dyti. Tani e pret një aventurë e dytë me qëllimin për të bërë edhe më mirë.



Read it all at Bota Sot