Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luaj dy ndeshje miqësore gjatë muajit Qershor.
”Dardanët” do të përballen me Armeninë dhe Komoret, derisa ditë më parë Franco Foda ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këto dy ndeshje.
Të dy ndeshjet Kosova do ti zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me 6 maj kundër Armenisë dhe tre ditë më vonë, më 9 maj ndaj Komoret.
Futbollistët e ftuar nga Franco Foda tashmë janq mbledhur në Prishtinë dhe janë të gatshëm për këto dy ndeshje.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video nga grumbullimi i tyre, në një nga hotelet e kryeqytetit.