Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë të arrestuarve për të shtëna me armë në një aheng familjar në Rogovë

- Gazeta e Prizrenit

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj pesë të arrestuarve për të shtëna me armë në një aheng familjar në Rogovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pesë personave të arrestuar më 31 maj 2025, në fshatin Rugovë të Gjakovës, për shkak të të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Të arrestuarit me inicialet S.H., L.H., F.H., A.H. dhe Sh.H., janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është lëshuar aktvendim për fillimin e hetimeve. Prokuroria dyshon se të pandehurit kanë kryer disa vepra penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), përfshirë përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm, shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, mbajtjen e paautorizuar të armëve, manipulimin me prova dhe moslajmërimin e veprave penale apo kryesve të tyre.

Gjatë kontrollit në lidhje me këtë rast janë sekuestruar:

  • Dy armë automatike,
  • Një pushkë gjuetie,
  • Një pistoletë,
  • 463 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
  • Disa gëzhoja nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria do të vazhdojë me procedurat hetimore, ndërsa vendimi për kërkesën për paraburgim pritet të merret nga Gjykata Themelore në Gjakovë.




Read it all at Gazeta e Prizrenit