Zejnullai dhe Egnatia ndajnë rrugët

- Bota Sot

Zejnullai dhe Egnatia ndajnë rrugët

Arbin Zejnullai nuk është më pjesë e skuadrës së Egnatias.

Rrogozhinasit, me një postim në rrjetet sociale, i kanë uruar mesfushorit suksese në vazhdim, ndërsa vetë lojtari ëshë zgjatur më shumë duke falënderuar klubin:

Do mbeteni gjithmonë pjesë e imja.

"Çdo moment që kam kaluar këtu ka qenë i veçantë.

Falënderim dhe respekt i pafund për klubin, drejtuesit, stafin teknik, bashkëlojtarët, punonjësit,të gjithë qytetarët e Rrogozhinës dhe sidomos tifozët që më kanë mbështetur pa kushte.

Trajtimi që nga dita e parë, deri sot kur po ndajmë rrugët, më bën ta ndjej Egnatian si shtëpinë time.

Do të mbeteni gjithmonë pjesë e imja.

Fundi i këtij kapitulli nuk është fundi i lidhjes time me ju.", njofton klubi.



Read it all at Bota Sot