Shifrat e yllit argjentinas flasin vetë

- Bota Sot

Shifrat e yllit argjentinas flasin vetë

Leo Messi është “zjarr”. Kapiteni i Argjentinës rikthehet në kombëtaren e tij, kampione bote në fuqi, për t’u përballur me Kilin dhe Kolumbinë (kishte munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi). 8 herë fituesi i “Topit të Artë” e bën këtë në formë të shkëlqyer, pas një tjetër paraqitjeje madhështore me Inter Miami.

Në ndeshjen e fundit, para sfidës së madhe në Kupën e Botës për Klube, Messi realizoi dy gola dhe dha tri asistime në fitoren 5-1 ndaj Columbus Crew. Pas kësaj performance, Messi, tashmë i bashkuar me Argjentinën që të hënën, u shpall lojtari më i mirë i javës në MLS.

Statistikat personale të Messit në MLS:

10 gola, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat.

Me të njëjtin numër golash janë edhe Eric Choupo-Moting (NY Red Bulls), Kévin Denkey (FC Cincinnati), Hugo Cuypers (Chicago Fire) dhe Brian White (Vancouver Whitecaps).

Shënuesi më i mirë i MLS-së është Tai Baribo me 13 gola (Philadelphia Union).

Lider në kontributet totale të golave (gola + asistime) me 16 gjithsej (10 gola + 6 asistime).

Ka shënuar në 3 ndeshje radhazi: 2 gola ndaj Columbus, 2 gola ndaj Montreal (fitore 4-2) dhe 1 gol ndaj Philadelphia (barazim 3-3).

Rekordi në MLS

Messi është lojtari i dytë në historinë e MLS, që arrin më shumë se 5 kontribute goli në një ndeshje, dhe këtë e ka bërë dy herë:

Në maj 2024: 1 gol dhe 4 asistime ndaj NY Red Bulls (fitore 6-2).

Tani, në qershor 2025: 2 gola dhe 3 asistime ndaj Columbus Crew (fitore 5-1).

Rruga drejt Kupës së Botës për Klube

Ndeshja e fundit e Inter Miami në Konferencën Lindore ishte ajo kundër Columbus. Skuadra e Messit renditet e 3-ta, me një ndeshje më pak dhe 5 pikë larg liderit, Philadelphia.

Messi dhe Inter Miami do të përballen në Kupën e Botës për Klube:

Më 15 qershor ndaj Al Ahly (Egjipt)

Më 19 qershor ndaj Porto

Më 24 qershor ndaj Palmeiras



Read it all at Bota Sot