Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka zbuluar shqetësimin që kishte Luis Enrique para finales së Champions League.
“Një javë para finales, isha i lumtur dhe gjithashtu pak i frikësuar, për të qenë i sinqertë”, shpjegoi Al-Khelaifi.
“Trajneri ishte pak i shqetësuar dhe e pyeta: Pse?
Ai u përgjigj: ‘Ekipi po stërvitet me 200% dhe është e tepërt para finales së Champions-it’.
Unë u përgjigja: ‘Ata janë të motivuar, por duhet t’i qetësojmë’. Dhe ishte e vërtetë”.
Një dëshirë që u përkthye në poshtërimin e Interit (rezultati përfundimtar 5-0 është rezultati më i rëndë në historinë e Kupës Europiane/Champions League).
“Kjo do të thoshte që lojtarët ishin vërtet të uritur”, shtoi Al-Khelaifi për “Talksport”.
“Tani ata dinë si të fitojnë dhe nuk është e lehtë, është e vështirë, e di. Do të kthehemi për të garuar përsëri, mund t’ju siguroj se do të luftojmë në çdo ndeshje për të fituar”, përfundoi presidenti i PSG-së.