Tare e bind edhe Modriçin, kroati vishet kuq e zi

- Bota Sot

Tare e bind edhe Modriçin, kroati vishet kuq e zi

Luka Modric është gati të nënshkruajë një kontratë prej 3 milionë eurosh me Milanin deri në vitin 2026, me një opsion për një sezon shtesë, sipas burimeve të “Football Italia”.

Ylli kroat Modric është në prag të bashkimit me Milanin si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij me Real Madridin, shkruan KosovaPress.

“Rossonerët” kanë arritur një marrëveshje të plotë me 39-vjeçarin, i cili do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026, me një opsion për një sezon shtesë. Fituesi i Topit të Artë në vitin 2018 pritet të nënshkruajë marrëveshjen me kuqezinjtë në orët në vijim.

Modric bëri histori me Real Madridin, ku kaloi 13 vite, duke shënuar 43 gola në 591 paraqitje me Merenguesit.

Gjatë qëndrimit të tij në klub, ai fitoi – ndër trofe të tjerë – gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër tituj të La Ligës.

Ndërkohë, Milani ka arritur gjithashtu një marrëveshje për të shitur yllin e mesfushës Tijjani Reijnders te Manchester City për 75 milionë euro.



Read it all at Bota Sot