Manchester City e lë jashtë skuadrës

- Bota Sot

Manchester City e lë jashtë skuadrës

Manchester City duket se dëshiron ta shes futbollistin Jack Grealish gjatë afatit kalimtaar veror.

Madje trajneri Pep Guardiola nuk do ta përfshijë në listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës për Klube.

Sipas mediave angleeze, Grealish nuk do të jetë në këtë kompeticion, i cili nis nga data 15 qershor.

Cityzens po konsideron shitjen e tij gjatë verës dhe është i hapur për të dëgjuar ofertat nga klubet që janë të interesuara për shërbimet e anglezit.

29-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2027, derisa vlera e tij në tregun e tranferimeve është 30 milionë euro.

Grealish nuk ka pasur një sezon të mirë, ku ka luajtur 20 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol.



Read it all at Bota Sot