Situata tek Interi, Marotta: Moment i vështirë, por nuk trembemi

- Bota Sot

Situata tek Interi, Marotta: Moment i vështirë, por nuk trembemi

Situata tek Interi pas përfundimit të sezonit, nuk është aspak pozitive. Humbja e titullit kampion në javën e parafundit, pasoi me disfatën në finalen e Ligës së Kampioneve, ku u mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 nga PSG-ja.

Sikur të mos mjaftonin këto, zikaltërit duhet të gjejnë edhe një trajner të ri, pasi Simone Inzaghi është larguar, për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, tek Al Hilal.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe presidenti Beppe Marotta, i cili e pranoi momentin e vështirë.

“Ne jemi Interi dhe jemi të fortë. Kemi një bërthamë me plot vlera. Do e kalojmë edhe këtë moment të papritur dhe të vështirë. Kjo nuk na tremb.

Ne punojmë për të mirën e Interit. Do e bëjmë këtë me pasion, vendosmëri dhe ndjenjën e përkatësisë që kemi treguar në këto vite”, u shpreh Marotta.

Tek Interi nuk kanë kohë për të humbur sa i përket çështjes së trajnerit, pasi po afron Botërori i Klubeve.



Read it all at Bota Sot