Talenti i FC Prishtinës, Rin Ahmeti, realizoi dy gola për kombëtaren e Kosovës U-19 në ndeshjen miqësore ndaj regjionit të Saksonisë, (Gjermani).
Kombëtarja U-19 e Kosovës ka shënuar fitore bindëse ndaj Saksonisë U19 (regjion i Gjermanisë), me rezultat të thellë 7:1.
Rin Ahmeti shkëlqeu me dy gola në minutat 32 dhe 38-të.
16 - vjeçari llogaritet si një futbollist shumë premtues, pasi edhe ekipin grupmoshave U-17, ka treguar paraqitje fantastike në kualifikimet europiane për këto gjenerata duke shënuar 3 gola e 1 asistim në 6 ndeshje të zhvilluara, ku ka mbajtur edhe shirtin e kapitenit.
Gjithashtu ai ka shkelqyer edhe me ekipin e 2 Korrikut në ligën e kampionëve për grupmoshat U-19 në rrugëtimin historik të tyre.