Cristiano Ronaldo me Portugalinë janë kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kombeve.
Portugezët shënuan fitore me rezultat 2:1 në konak të Gjermanisë.
Atmosferë impozante në stadiumin “Allianz – Arena” në Munih, fitore me përmbysje e Portugalisë dhe falë golit të Ronaldos.
Florian Wirtz në minutën e 48-të kaloi në epërsi gjermanët.
Minutat vijues ishin të kobshme për gjermanët.
Në minutën e 63-të Francisco Conceicao me një goditje të fortë ka shënuar gol të bukur duke barazuar rezultatin.
Pas pesë minutave (68’) veprim i shpejt, Mendes ka asistuar te Ronaldo i papenguar i cili nga afërsia ka realizuar për 1:2.
Në minutën e 83-të Adeyemi ka depërtuar për bukuri por goditja e tij u ndal nga shtylla e djathtë e portës së Portugalisë.
Portugalia në finale e pret fituesin e takimit të nëserm mes Spanjës dhe Francës.