Lojtari shqiptar i  tronditur, Interi i bën “gjëmën” me 14 milionë euro

- Bota Sot

Lojtari shqiptar i  tronditur, Interi i bën “gjëmën” me 14 milionë euro

Kristjan Asllani është përfolur gjithnjë për një largim të mundshëm nga Interi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk fitoi dot besimin e plotë të Simone Inzaghit, duke mos marrë minutat që dëshironte.

Shpeshherë, Asllani është lidhur me largim drejt Premier League apo ekipeve të tjera në Serie A, por ajo kurrë nuk ndodhi. Por së fundmi, duket se klubi nga Milano dëshiron që ta “dëbojë” shqiptarin, duke vepruar në mënyrë disi të pabesë.

Pavarësisht se i është “premtuar” në një farë mënyre roli i protagonistit, veprimi i fundit nga klubi i Inter, “vulos” pothuajse gjithçka. Zikaltërit prezantuan sot Petar Sucic, mesfushorin kroat, i cili luan në po të njëjtin rol si Kristjan Asllani.

Tashmë, vendi i titullarit për 23-vjeçarin nga Elbasani bëhet akoma më i vështirë. 14 milionë eurot e paguara nga Inter për Sucic, nuk pritet që të shkojnë “dëm” dhe me shumë mundësi, largimi i Asllanit do të jetë i kryer, sapo të gjendet një blerës që përmbush kërkesat financiare të Interit.

I grumbulluar me Kombëtaren shqiptare, Asllani është një “yll” te kuqezinjtë, ndryshe nga cilësimi që i bëhet në Milano. Ndërkohë që kjo vjen si “tronditje” për elbasanasin, i cili pas ndeshjeve të Shqipërisë me Serbinë dhe Letoninë, duhet të nisë nga puna për të menduar për të ardhmen.

Kujtojmë që në sezonin e fundit, Asllani mori pjesë në 35 ndeshje me Interin. Një total prej 1,592 minutash për shqiptarin, të cilat përkthehen rreth 45 minuta për ndeshje, duke mos u preferuar më shumë se një gjysmësfide nga trajneri Inzaghi.

Gjithashtu, mesfushori i Kombëtares shqiptare ia doli që të shënonte 3 gola dhe të asisonte në 2 të tjerë. Ndërsa të interesuarit për të nuk mungojnë, duke kujtuar ato të janarit, të cilët ishin Brighton, Fiorentina dhe Empoli. Kujtojmë se tek këta të fundit, Asllani ka kaluar një pjesë të karrierës së tij si profesionit, para se të zgjidhte të transferohej te Inter.



Read it all at Bota Sot