Al Hilal prezantoi Inzagin si trajnerin e ri dhe projekti ka filluar.
Klubi arab është hedhur menjëherë në sulm për shërbimet e Viktor Osimhen.
75 milionë është klauzola për prishjen e kontratës te Napoli.
Al Hilal është gati ta paguajë këtë shifër për 26-vjeçarin, ndërsa mbetet gjithçka në dorëm e tij.
Sulmuesi nigerian shënoi 37 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Ishte kështu më i spikaturi i Gallatasarajt, që fitoi titullin kampion dhe Kupën e Turqisë.
Osimhen e pati shpërthimin e tij te Napoli në Seria A. Klubi italian e afroi nga Lil, ndërsa për shkak të problemeve me të u detyruan ta huazojnë.