Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Hugo Larsson, ka bërë shaka në lidhje me interesin e Real Madrid-it.
Lojtari suedez është lidhur me klubet më të mëdha të Europës këtë verë, përfshirë Liverpool-in, Arsenal-in dhe Barcelona-n.
Larsson është përmendur gjithashtu si një objektiv për Real Madrid-in, megjithëse ai këmbëngul se nuk po merret me këtë temë.
“Sigurisht që kam dëgjuar shumë për këtë temë”, tha ai, përpara se të shtonte: “Mendoj se këto thashetheme për mua më kanë ndjekur që kur isha 16 ose 17 vjeç.
“Tani është pak e ngjashme, megjithëse tani bëhet fjalë për klube më të mëdha dhe gjëra pak më të rëndësishme. Unë e përballoj paksa në të njëjtën mënyrë si më parë”.
Mesfushori 20-vjeçar iu përgjigj thashethemeve që e lidhnin atë me një transferim veror në Madrid.
Duke folur për shtypin suedez, Larsson i minimizoi spekulimet me humor, duke thënë se trajneri i ri i Madridit mund të ketë një imazh negativ për të pasi Frankfurt u shkatërrua 5-0 nga Bayer Leverkusen.
“Në njërën nga ndeshjet humbëm 5-0 (kundër Bayer Leverkusen të Xabit). Unë u zëvendësova pas pjesës së parë, kështu që nuk mendoj se Alonso më pëlqen!”.