Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, nuk është i sigurt për transferim e Luka Modric.
Sacchi tha për La Gazzetta dello Sport:
“Pyetja e momentit te Milan-i është: a duhet të përqendrohet klubi te Luka Modric, një lojtar që po i afrohet të dyzetave dhe i cili, në dy sezonet e fundit, nuk ka qenë titullar për Real Madridin?
“Kam marrë në konsideratë aspektin ekonomik: Modric është një lojtar i lirë dhe vjen me kosto zero, ndërsa kostoja e pagës së tij duhet të jetë rreth 3.5 milionë euro.
“Për klubin, kjo është pra një marrëveshje e mirë nga pikëpamja financiare: ka lojtarë të rinj që, midis kostos së kartonit dhe pagës së tyre, kërkojnë një shpenzim dukshëm më të lartë dhe sigurisht nuk kanë cilësitë teknike të Modric”.
Sacchi deklaroi gjithashtu: “Por si mund të vësh bast për një lojtar dyzetvjeçar? Mendoj se tifozët e Milan-it nuk janë shumë të kënaqur me këtë operacion.
“Është e qartë se askush nuk mund të debatojë mbi aftësitë e kroati. Por pyetja është se sa ndeshje dhe me çfarë ritmi do të jetë në gjendje të luajë Modric? Megjithatë, të vësh bast për të më duket si një rrezik”.