Uzbekistani shkruan historinë pasi siguron për herë të parë pjesëmarrjen në Botëror

- Bota Sot

Uzbekistani shkruan historinë pasi siguron për herë të parë pjesëmarrjen në Botëror

Kombëtarja e Uzbekistanit në futboll është kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës.

Sot në Abu Dabi barazuan pa gola ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, çka u mjaftoi për të siguruar të paktën vendin e dytë në Grupin A të kualifikueseve aziatike dhe kështu kualifikohen direkt në botërorin e vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, raporton kp.

Uzbekistani në nëntë ndeshje kanë shënuar pesë fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje, me gol-diferencë njëmbëdhjetë me shtatë dhe gjithsej 18 pikë të fituara.

Konkurrentët e tyre më të mëdhenj ishin Irani, i cili siguroi vendin e parë më herët, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u larguan me katër pikë para raundit të fundit. Kështu, një pikë ndaj Emirateve i mjaftoi Uzbekistanit për të arritur një vend historik.



Read it all at Bota Sot