Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për këtë proces.
Më 26 qershor do të hapet afati për aplikim të subjekteve politike që dëshirojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetarë komunash dhe për Kuvendet Komunale, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar kush nuk mund të kandidojë në këto zgjedhje. Ai bëri të ditur se një person nuk mund të jetë kandidat nëse është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv.
Lexo edhe:
“Shtëpia e Bardhë” në Prizren – a po mbulohet nga të zezat e qeverisjes Totaj?!
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të bëjë verifikimin e kandidatëve për të siguruar që askush që nuk plotëson këtë kusht ligjor të mos jetë në listën e kandidatëve,” tha Elezi, duke përmendur nenin 30 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
KQZ-ja do të kërkojë bashkëpunimin me Këshillin Gjyqësor për të garantuar zbatimin e plotë të këtij kriteri në procesin zgjedhor.