Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pousko është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.