Prizren: Shtatë aktakuza dhe dy ndalime nga Prokuroria e Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Shtatë aktakuza dhe dy ndalime nga Prokuroria e Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndërmarrë një sërë veprimesh penale në 24 orët e fundit, përfshirë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa për masa sigurie dhe ngritje të aktakuzave ndaj disa individëve.

Referuar njoftimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dy persona në dy raste të ndara. Njëri prej të dyshuarve është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, ndërsa tjetri për “Lëndim i lehtë trupor”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në kuadër të ndjekjes penale, Prokuroria ka ngritur gjithashtu shtatë aktakuza ndaj 13 personave, për një sërë veprash penale:

Një aktakuzë kundër pesë personave për veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një aktakuzë kundër dy personave për “Lëndim i lehtë trupor”;

Një aktakuzë tjetër kundër dy personave për “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Privim i kundërligjshëm i lirisë”;

Një aktakuzë ndaj një personi për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një aktakuzë për veprën “Dhuna në familje”;

Një tjetër për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Si dhe një aktakuzë për “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.



Read it all at Gazeta e Prizrenit