E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

- Gazeta e Prizrenit

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe në film.

Në një farë forme, Lezja u shndërrua në një ikonë derisa gjatë tërë viteve të karrierës së saj ajo u përgëzua për paraqitjet e saj skenike.

Por, si duket vdekja ka bërë që ajo tashmë të harrohet nga të gjithë – pikë së pari nga institucionet e kulturës në Kosovë.

Në një pamje të dhimbshme që është postuar Arian Havolli, varri i aktores Leze Qena – emri i vërtetë i së cilës është Elizabeta Spaqi – është në gjendje të rëndë.

View this post on Instagram

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Aktorja që na bëri të qeshim dhe të qajmë për dekada, që jetoi për publikun, për rolet e saj dhe për teatrin, sot duket se po harrohet.

“Varri i saj, i thjeshtë dhe i mbuluar nga dheu, pa asnjë mbishkrim, flet më shumë se çdo fjalë – flet për një shoqëri që harron shpejt, për një sistem që nuk kujdeset për ata që i dhanë shpirtin kulturës”, thuhet në mbishkrimin kësaj video që e ka postuar Radio Televizioni 21. .

“Leze Qena nuk ishte thjesht aktore. Ajo ishte simbol i gjallë i teatrit, ikonë e ekranit dhe nënë shpirtërore për shumë breza. Ishte zëri, fytyra dhe zemra e shumë roleve që mbeten të paharruara. Por pikërisht ajo, që dhuroi gjithçka, sot po prehet në një qetësi të trishtë e të lënë pas dore”.

Për këtë video kanë filluar që të reagojnë edhe artistë e profesor në Fakultetin e Arteve.

Një ndër ta është edhe profesori i dramaturgjisë, Ilir Muharremi, që ka bërë një status të tij në facebook.

“Shume e dhimbshme. Sa je gjalle te duartrokasin, ne vdekje as varin nuk ta rregullojnë. Edhe shkronjat kane filluar te bien. E dhimbshme”, ka shkruar ai.

Aktorja Leze Qena ndërroi jetë më 25 mars 2020 në moshën 85 vjeçare.



Read it all at Gazeta e Prizrenit