Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot 2 Korrikun e vitit 1990 si një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e shtetndërtimit të vendit.
Përmes një postimi të presidencës në Facebook, ajo ka theksuar rëndësinë e Deklaratës Kushtetuese të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, para dyerve të mbyllura dhunshëm nga regjimi serb, transmeton Klankosova.tv.
“Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë.