Prizren: Arrestohet për ryshfet shtetasi serb në Vërmicë

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Arrestohet për ryshfet shtetasi serb në Vërmicë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë  prej 5 euro.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

“PKK. Vërmicë 19.07.2025-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë  i kishte prezantuar  policisë dokumentet e tij  ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë  prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton PK./KK

Lexo edhe:

Lypësarët – një imazh i keq për Prizrenin



Read it all at Gazeta e Prizrenit