Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dal me njoftim mbi situatën me zjarret.
Ata kanë thënë se falë reagimit të shpejtë dhe efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, me mbështetjen e Agjencisë, si dhe reshjeve të shiut, numri i zjarreve gjatë 12 orëve të fundit ka rënë ndjeshëm.
Shpërthime zjarri pati edhe në disa zona të komunave Prizren dhe Suharekë. Konkretisht, si fshatin Lubizhdë, Prizren, pastaj fshatrat Dubravë, Sopijë dhe Sllapuzhan te Suharekës si dhe disa zona të tjera.
Deri më tani, nuk janë raportuar dëme në njerëz, por si pasojë e zjarreve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë ngordhjen e tetë lopëve.
![]()
Tutje në njoftim thuhet se aktualisht është aktiv vetëm një zjarr dhe ate në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren dhe po merren me rastin.
![]()