Zbarkimi i ushtrisë, “The Telegraph” zbulon planin e madh për Ukrainën

- Gazeta e Prizrenit

Zbarkimi i ushtrisë, “The Telegraph” zbulon planin e madh për Ukrainën

Gazeta e njohur britanike “The Telegraph” ka publikuar ballinën e numrit të së shtunës me të cilën raporton për planin e madh të Britanisë së Madhe për hyrje të ushtrisë në territorin e Ukrainës.

Gazeta nëpërmjet burimeve të veta ka raportuar se kryeministri britanik tashmë ka lejuar edhe përdorimin e aeroplanëve për të kontrolluar qiellin e Ukrainës.

Plani i madh u është njoftuar qindra inxhinierëve dhe stërvitësve britanikë, të cilët po përgatiten që të shkojnë në Ukrainë pas arritjes së armëpushimit.

Vendimi është marrë në kohën kur Donald Trumpi është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaskë./ Paparaci



Read it all at Gazeta e Prizrenit