Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Kurti: Kosova qëndron në krah të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme

- Gazeta e Prizrenit

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Kurti: Kosova qëndron në krah të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme
Me rastin e Ditës Kombëtare të Ukrainës, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka rikonfirmuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për të mbështetur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Ukrainë.
Në një postim në “X”, Kurti theksoi se Kosova qëndron krah Ukrainës dhe popullit të saj të guximshëm përballë agresionit të Rusisë, duke kontribuar përmes sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe strehosjes së qytetarëve ukrainas në Kosovë.
“Sot, në Ditën Kombëtare të Ukrainës, riafirmojmë përkushtimin tonë për mbështetjen e pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të saj, si dhe përpjekjet e aleatëve tanë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” shkroi Kurti.
Ai shtoi se Kosova vazhdon të qëndrojë në unitet kundër luftës, dhe në përkrahje të paqes në Ukrainë./Arbresh,info/


Read it all at Gazeta e Prizrenit