Avdullahu refuzon Zvicrën, i thotë “po” Kosovës

- Gazeta e Prizrenit

Avdullahu refuzon Zvicrën, i thotë “po” Kosovës

Leon Avdullahu ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në futboll, duke zgjedhur Kombëtaren e vendit para Zvicrës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka shprehur kënaqësinë për këtë zgjedhje të futbollistit.

 

“Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës. Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat. Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen. Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty”, ka shkruar Ademi./GS



Read it all at Gazeta e Prizrenit