Për shkak të rënies së nivelit të burimeve ujore, dhe punimeve që janë duke u realizuar, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndryshim orari në lidhje me reduktimin e furnizimit me ujë në disa pjesë të qytetit të Prizrenit.
Orari i reduktimeve është si vijon:
![]()
Lagja “Arbana”: 08:00 – 16:00
![]()
Lagja “Ortakoll”: 16:00 – 21:00 dhe 06:00 – 09:00
![]()
Lagja “Bajram Curri”: 21:00 – 06:00
“KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren është duke realizuar projektin për rehabilitimin e burimeve, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit të furnizimit me ujë, projekt i cili parashikohet të përfundojë deri në fillim të javës se ardhshme. Reduktimet janë të përkohshme dhe do të mbeten në fuqi deri në përfundimin e punimeve, në fillim të javës së ardhshme, ku pritet edhe stabilizimi i situatës”.