E rëndë në Velipojë: Dy kosovarë humbin jetën në det

- Gazeta e Prizrenit

E rëndë në Velipojë: Dy kosovarë humbin jetën në det

Dy ngjarje tragjike janë shënuar një ditë më parë në plazhin e Velipojës, ku humbën jetën dy shtetas nga Kosova, të dytë në rrethana të ndryshme, por të lidhura me qëndrimin e tyre në det.

Në rastin e parë, shtetasi kosovar GJ. K., 80 vjeç, sapo kishte dalë nga deti, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit dhe shërbimet mjekësore, ai ndërroi jetë në vendngjarje, shkruan vizionplus.tv.

Ngjarja e dytë ndodhi po dje, kur shtetasi tjetër nga Kosova, Z. J., 72 vjeç, u mbyt aksidentalisht teksa po lahej në det. Trupi i tij u nxorr nga pushuesit dhe shërbimet përkatëse, por ai kishte ndërruar jetë.

Specialistët për hetimin e krimeve të stacionit të policisë Velipojë kanë referuar materialet për të dy rastet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë – Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në det, veçanërisht për personat në moshë apo me probleme shëndetësore.



Read it all at Gazeta e Prizrenit