Sot bëhet inaugurimi i rrugës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, konkretisht mes fshatrave Gorozhup të Kosovës e Pogaj të Shqipërisë, percjell Gazeta e Prizrenit.
Ministria e Infrastrukturës thotë se ky projekt është rezultat i marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim të forcimit të lidhjeve infrastrukturore dhe zhvillimit rajonal.
Në këtë ceremoni pritet të jenë të pranishëm zyrtarë shtetëror, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti.
Spotet zgjedhore: