Rezultatet në Prizren pothuajse identike me zgjedhjet e vitit 2021

- Gazeta e Prizrenit

Rezultatet në Prizren pothuajse identike me zgjedhjet e vitit 2021

Zgjedhjet lokale në Prizren kanë prodhuar rezultate gati të njëjta me ato të vitit 2021, sa i përket raportit mes pushtetit dhe opozitës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të djeshme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 41.92 % të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka siguruar 29.87 %.

Në zgjedhjet e vitit 2021, ish-kryetari i Prizrenit nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, kishte dalë i pari me 41%, ndërsa Shaqir Totaj nga PDK, atëkohë në opozitë, ishte renditur i dyti me 31%, shkruan GeP.

Pra, Prizreni ka përsëritur thuajse të njëjtin konfigurim elektoral si para katër vitesh – atëherë VV-PDK, ndërsa tash PDK-VV.

Ndërsa pushteti këtë rezultat e lexon si fitore, opozita ka qëndrim të kundërt, duke e interpretuar si votë për ndryshim të qeverisjes lokale. /Gazeta e Prizrenit /



Read it all at Gazeta e Prizrenit