Raportohet se PDK do të bëjë koalicion me LDK-në në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Raportohet se PDK do të bëjë koalicion me LDK-në në Prizren

Një tjetër koalicion parazgjedhor është arritur në vendin tonë, këtë herë në komunën e Prizrenit.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur një marrëveshje për të garuar së bashku në balotazhin e ardhshëm.

Sipas të njëjtave burime, pritet që shumë shpejt të ketë një konfirmim zyrtar nga të dy partitë.

PDK do të përballet së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Artan Abrashi, në zgjedhjet e 9 nëntorit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit