Prizren: Gjendet shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e raportuar si zhdukur

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Gjendet shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e raportuar si zhdukur

Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

E mitura kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet, por nuk ishte kthyer më, ndaj familja kishte raportuar rastin në polici më 1 nëntor, rreth orës 02:00 të mëngjesit.


Fatmirësisht, pas disa ditësh kërkimi, Suela është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.



Read it all at Gazeta e Prizrenit